• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kuqezinjtë fitojnë edhe ndaj Pejës

09/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vëllaznimi po vazhdon në formë të lartë, ku e arriti fitoren e katërt radhazi, kësaj radhe duke fituar ndaj Pejës 83:69 (27:15, 19:14, 18:17, 19:23), në javën e 15-të të ProCredit Superligës.

Basketbollistët e Vëllaznimit të përkrahur nga tifozët kuqezi e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe çerekun e parë e përfunduan në të mirë të tyre me 12 pikë epërsi, 27:15. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por vendasit për një nuancë ishin më të mirë, 19:14, dhe shkuan në pushim me shifrat 46:29.

Kuqezinjtë thelluan më shumë epërsinë në periodën e tretë, që shkoi deri në 23 pikë, 59:36, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 64:46. Përkundër tentimeve nga mysafirët, që vetëm ngushtuan shifrat, Vëllaznimi vazhdoi serinë e fitoreve, duke triumfuar në fund 83:69.

Te vendasit u dalluan Jason Jitoboh me 13 pikë e gjashtë kërcime, Trey Anderson me 17 pikë e shtatë kërcime, Jericole Hellems me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Atik Koshi me 15 pikë, derisa te mysafirët Tristan Ikpe kishte 14 pikë.

Tani Vëllaznimi dhe Peja kanë nga tetë fitore e shtatë humbje.

Next Post

Shqiptari shënon në Angli por nuk e shmang disfatën e thellë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.