Katër vite si lojtar dhe 15 si trajner (mes të rinjve dhe ekipit të parë) e lidhin në mënyrë të pashmangshme emrin e Fabio Kapelos me Milanin. Aq më tepër që dhomës së trofeve të klubit kuqezi i ka shtuar plot 11 Kupa mes titujve dhe Ligës së Kampioneve.
Lidhur me situatën, ish-trajneri ka folur në një intervistë ekskluzive për “SportMediaset”.
MILANI – Lojtarët e rinj të skuadrës kuqezi u rritën në mënyrë eksponenciale gjatë “Covid”-it sepse, kur ndeshjet luheshin me dyer të mbyllura ose gjysmë të mbyllura, mund të zhvilloheshin ndeshje zyrtare në një atmosferë stërvitore. Me mungesën e brohoritjeve, lojtarët mund të dëgjonin në mënyrë perfekte udhëzimet e Piolit edhe nga ana tjetër e fushës, diçka e pamundur me zhurmën shurdhuese të “San Siro” në rrethana normale
MILAN-JUVENTUS – “Është shumë herët sepse duhet parë në çfarë kushtesh do të kthehen lojtarët e kombëtareve e të dyja skuadrave. Forma fizike shtë një element themelor në rikuperimin pas këtyre ndalesave.
TITULLI – “Mund të them vetëm se Milani është rikthyer si në javët e para pas disfatës së marrë në derbi dhe se po tregon se mund të përballojë konkurrencën. Edhe Interi më duket se ka armët e duhura, teksa Juvja do të bazohet shumë te kampionati duke qenë se nuk luan ndeshje mesjave në Europë e për pasojë ka më shumë kohë për të përgatitur çdo ndeshje”.
PANORAMASPORT.AL