• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kuqezinjtë presin të shtunën AP Brera-n në Tetovë

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas barazimit 0:0 me Rabotniçkin në Shkup, Shkëndija kthehen në Tetovë për të kërkuar fitoren për të mbajtur hapin me kreun e tabelës.

“Kjo ndeshje është mundësi për Shkëndijën të krijojë një atmosferë pozitive para pauzës dyjavore, e cila vjen për shkak të angazhimeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.

Fiton Ademi është rikthyer në skuadër pas dëmtimit në kofshë që e la jashtë në ndeshjen kundër Besës. Besart Ibraimi dhe Valon Ahmedi vazhdojnë rikuperimin e tyre dhe nuk janë ende gati për të luajtur, ndërsa Daouda Bamba mbetet i padisponueshëm për një periudhë më të gjatë.

Rivalët

AP Brera vjen nga një sezon me rezultate të paqëndrueshme dhe renditet në vendin e 8 me 15 pikë nga 13 ndeshje (4 fitore, 3 barazime, 6 disfata). Në përballjen e parë mes dy skuadrave në Strumicë, Shkëndija triumfoi 2:0 me dy gola të Fiton Ademit.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel (YouTube) të shtunën, duke filluar nga ora 13:00.

Shkëndija synon të kapitalizojë këtë mundësi për të fituar dhe për të mbajtur presionin ndaj pozicioneve të larta të renditjes“, ka njoftuar KF Shkëndija,

Next Post

Apolonia ndal vrullin e Vorës, Lushnja bën autokritikë përballë Korabit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.