• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Strugës

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën Shkënidja e Tetovës do të jenë mysafirë të Strugës, në duelin e xhiros së 22-të në LPFMV.

Kuqezinjtë si liderë dhe me 14 pikë më shumë se struganët hyjnë në këtë përballje. 

“Mesjava sjell përballjen mes Strugës Trim&Lum dhe Shkëndijës në kuadër të xhiros së 22-të të kampionatit.

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Strugës si liderë të renditjes dhe, pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshjeje, do ta mbyllin rrethin e dytë të garave në krye të tabelës. Kjo pozicion strategjik na siguron një orar më të favorshëm për rrethin e tretë dhe përfundimtar të sezonit, ku do të vendoset gara për titullin kampion.

Pas 21 ndeshjeve të luajtura, Shkëndija kryeson me 46 pikë, ndërsa Struga ndodhet në pozitën e pestë me 32 pikë, duke pasur një hendek prej 14 pikësh mes dy ekipeve.

Kuqezinjtë udhëtojnë në Strugë me një seri pozitive prej katër fitoreve radhazi në të gjitha garat në vitin 2025, duke triumfuar ndaj Vardarit, Sileksit dhe Tikveshit në kampionat, si dhe duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra

Amir Nuhija do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Tikveshin, ndërsa Liridon Latifi ankohet në probleme me kofshën e prapme të këmbës dhe mbetet jashta kombinimit.

Shqetësime më të lehta ndjen Ibrahim Alhassan dhe aktivizimi i tij do të vendoset para fillimit të takimit, ndërsa dy ditët e fundit me virozë është Ronaldo Webster. 

Kundërshtari

Struga Trim&Lum është në një moment të vështirë, duke pësuar tri humbje radhazi në kampionat, ndonëse kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinale të Kupës. Pas humbjes ndaj Vardarit, u largua trajneri Qatip Osmani, ndërsa pasardhësi i tij, Ilço Gjorgjoski, debutoi me humbje ndaj Sileksit të dielën.

Transmetimi

Ndeshja Struga-Shkëndija do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 14:00″, njofton FC Shkëndija.

Next Post

Bayern, shanse për Wirtz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.