Për të tretin sezon rresht, PSV fiton titullin kampion në Eredivise. Edhe pse duhen pesë javë nga përfundimi i këtij sezoni, PSV ka fituar që sot titullin kampion.
Ekipi i drejtuer nga Peter Bsz fitoi mbrëmë 4-3 ndaj Utrecht në “Philips Stadion”, edhe pse miqtë ishin në avantazh të dyfishtë pas vetëm 13 minutash lojë. Dopieta e marokenit Ismael Saibari dhe golat e Guus Til dhe Couhaib Driouech, vulosën fitoren 4-3.
Ditën e sotme, Feyenoord i vendit të dytë nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertën ndaj Volendam, duke i dhënë mundësinë PSV-së të shpallet zyrtarisht kampione e Holandës, ku diferenca mes tyre është 17 pikë.
Javët e mbetura, gara do të vazhdojë për dy biletat e tjera në Champions League si dhe për dy kompeticionet e tjera, Europa League dhe Conference League.
Kujtojmë se Holanda dërgon dy ekipe direkt në grupet e Champions League dhe një në fazën play-off. Aktualisht, përveç kampionëve të PSV-së, shkojnë në Champions, vendi i dytë që mbahet nga Feynoord dhe vendi i tretë që mbahet nga Nijmegen, surpriza e këtij sezoni.
Ajax renditet në vendin e pestë me 48 pikë dhe momentalisht bën pjesë në play-offin që të dërgon në Conference League, por është ende në lojë për kualifikimin direkt në Europa League si dhe ka shanse matematikore për t’u kualifikuar për në Champions League.