Duke qenë se Jose Mourinho shihet aktualisht si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit, një nga lojtarët që debutoi në moshën 17-vjeçare pikërisht kur “The Special One” ishte trajner i “Los Blancos”, ka folur me superlativa të mëdha për portugezin. Bëhet fjalë për Jose Rodriguez, ekipi i fundit i të cilit ishte Flamurtari në Shqipëri, ndërsa aktualisht ish-mesfushori është pa ekip.
Në një intervistë të fundit për “Post United”, Rodriguez kujton momentin kur fitoi besimin e Mourinho për të debutuar te Real Madrid, kur ishte një adoleshnt.
“Ai pa diçka tek unë që askush tjetër nuk e pa. Duhet të kesh guximin të lësh në stol Xabi Alonson, Khedira-n dhe Illarramendin për të futur një djalosh 17-vjeçar. E vlerësoj shumë këtë,” tha Rodriguez.
Megjithatë, pavarësisht debutimit me Real Madrid në moshën 17-vjeçare, karriera e mesfushorit spanjoll mori një rrjedhë të papritur dhe pasi ndërroi shumë klube dhe provoi kampionate të ndryshme, sot është pa ekip. Verën e kaluar u transferua te Flamurtari, por u largua vetëm pas disa muajsh…