• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kur vrapoj shumë nuk jam i qartë para portës”, Vlahoviç: Me dy sulmues e tregoj më mirë veten

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dushan Vlahoviç rigjeti grumbullimin në kombëtare dhe vendin e titullarit, por jo golin. Ndeshja ndaj Zvicrës përfundoi 1-1, me sulmuesin bardhezi që nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës.vlahovicNë atë sfidë, trajneri preferoi që ta aktivizonte Vlahoviçin bashkë me një tjetër sulmues, Mitroviç, duke minimizuar detyrat difensive të juventinit. Vlahoviç dha madje edhe asistin për Terziç që çoi sfidën në barazim 1-1. Pas sfidës, Vlahoviç komentoi situatën e tij duke i dhënë edhe një mesazh Tiago Motës.

“Trajneri Stojkoviç nuk më dha shumë detyra difensive. Në këtë mënyrë unë mund të kem më shumë rrjedhshmëri në lojë. Nëse vrapoj shumë nga prapavija, unë nuk mund të kem freski më vonë pranë portës”, shprehet fillimisht Vlahoviç.

NDESHJA

“Mendoj se ishte një ndeshje e bukur, ku të dyja skuadrat luajtën shumë mirë. Ne kishim shumë mundësi shënimi dhe jemi të lumtur që kemi reaguar në mënyrën e duhur. Është e qartë që nuk jemi të lumtur në 100% sepse donim të fitonim, por duhet të vazhdojmë kështu, duke parë se na pret një ndeshje e vështirë”.

MESAZHI

“Nëse më pëlqen më shumë që të luaj në një skuadër ku aktivizohen dy sulmues? Kjo gjë është vetëm në dorë të trajnerit. Kur luan me Mitroviçin është më e lehtë sepse është një sulmues i fortë dhe që luan mirë në duelet ajrore dhe bën shumë sponde. Kështu unë mund të shfrytëzoj më mirë kualitetet e mia. Trajneri për më tepër nuk më detyroi që të bëja shumë detyra në fazën difensive dhe për një sulmues me strukturën time, gjithçka bëhet më e lehtë kështu. Nuk mund të vrapoj shumë, sepse pastaj nuk jam i qartë përpara portës”, tha Vlahoviç duke i dhënë një mesazh të qartë Motës.

SITUATA TE JUVJA

Tiago Mota dhe Juventusi janë në pritje të rikthimit të Dushan Vlahoviçit, për ta aktivizuar sërish si një sulmues të vetëm. Mungesa e alternativave kanë detyruar trajnerin bardhezi që ta aktivizojë çdo ndeshje si titullar sulmuesin serb, por edhe t’i japë detyra difensive, për shkak të filozofisë së lojës që Mota ndjek. Megjithatë, situata e Vlahoviçit ka bërë që drejtuesit të reflektojnë për të gjetur një zgjidhje në merkato, duke parë se zëvendësuesi i vetëm i serbit për nga karakteristikat është Arkadiuzh Milik.

Ky i fundit nuk mund të aktivizohet dot për shkak se është në fazën e rikuperimit nga një dëmtim i gjatë që po e mban jashtë fushave. Për këtë arsye, Mota është i detyruar që të zbresë në fushë gjithmonë me Vlahoviçin. Kohët e fundit është përfolur edhe për një alternativë tjetër. Niko Gonzalez mund të jetë alternativa që t’i japë pak më shumë frymëmarrje Vlahoviçit në këtë periudhë të ngjeshur, por argjentinasi nuk pritet të jetë i gatshëm ndaj Milanit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Copa Davis/ Nadal në turneun e fundit të karrierës: Këtu për të ndihmuar ekipin të fitojë, do të mundohem të mbaj emocionet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.