Friday, 10. April 2026
Sport

Kuraçao në histori, vendi më i vogël i kualifikuar në fazën finale të një Botërori

GS 19/11/2025 1 Min. Lesezeit

Me një popullësi prej vetëm 156.115 mijë banorësh Kuraçao ka arritur që të bëjë historinë mbrëmjen e kaluar duke siguruar kualifikimin në Botërorin SHBA, Meksikë dhe Kanada 2026.

Ishulli i vogël i Karaibeve i merr kështu Islandës statusin e vendit më të vogël të kualifikuar ndonjëherë në një fazë finale të një Botërori. Të besuarit e Advocaat arritën që të bënin mrekullinë duke marrë pikën që iu duhej për të siguruar kualifikimin historik pas barazimit pa gola në Xhamajka.

Teilen: