Interesimi ndaj Rafel Guerreiros ka marrë të tjera përmasa pas transferimit nga Dortmundi te Bajerni, aq sa në Gjermani të “zbërthejnë” një sërë kuriozitetesh të ndryshme rreth 29- vjeçrait. Nga modeli ideal në sportin më popullor në planet, e deri te pseudonimi i çuditshëm.
-Luzitani është babai i tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve.
-Guerreiro është tifoz i flaktë i Benfikës në vendlindje. Ai që në moshë të vogël blinte fanellën e “shqiponjave” të Lisbonës çdo vit derisa tërhoqi notat e protagonist në kontinentin e vjetër.
-Kristiano Ronaldo ka shërbyer si model për Rafelin në fushën e blertë. Këmbëngulja e CR7- ës gjen qasje të fortë tek anësori.
-Sa herë që përmendet një mbrojtës nga korsitë respektive, shpejtësia e tyre merr trajtë jetik në daljet e shpejta, çka jep indikacionet e duhur drejt fazës ofensive. Në këtë tablo ish-lojtari i Dortmundit gëzon respekt për “homologun” e ri, Alfonso Dejvis, i cili gjithmonë ka lënë mbresa pozitiv tek iberikasit. “Dejvis është fenomenal, thuajse një makinë në lëvizje”, janë frazat e Guerreiros për aftësitë e Alfonsos.
-Personazhi në fjalë luajti rol thelbësor nga krahët gjatë “Euro 2016”, kohë kur Portugali u kurorëzua në kampionatin Europian me trofeun në duar. 870 minuta i inkuadruar me përfaqësuesen në atë turne.
-Vënia në pah e cilësive u evidentuan gjatë kohës kur lojtari me tipare difensive aktivizohej me Lorientin në Francë, përpara se të nënshkruante me Dortmundiin në verën e vitit 2016. Madje për verdhezinjtë në atë cikël i tha jo Barcelonës.
-Emri i plotë i protagonistit është Rafael Adelino Zhoze Guerreiro.
-Ka lindur në “Le Blanc-Mesnil” të Francës, kësisoj ka pasaportë të dyfishtë, portugeze dhe franceze.
-Nuk i pëlqen intervistat, ndërsa kur është i detyruar, përpiqet të flasë sa më pak në daljet përpara mediave. Heshtja dhe dëfrimi në fushë prezanton vullnetin e mbrojtësit të djathë te Portugalia.
-Parapëlqen femrat me flokë biondë, sikurse është partnerja e tij Marrion, por aktorja Anzhelina Zholi mbetet e preferuara nga bota e “rozë”.
-Filip Lemaiter ka shërbyer si trajner në akademinë e rrethinave të Parisit, ku ka hedhur hapat e parë Gurreiro, teksa ka shprehur: “Rafael nuk ka nevojë për motivim, mjafton vetëm të jetë në fushë”.
-Tomas Tuhel është trajneri i preferuar i anësorit 29-vjeçar.
-Pseudonimi “bateri”, që korrespondon me qëndrueshmërinë në fushë. –
“Call of Duty”, kryeson lojërat e preferuara.
-“X-facor”, për aq kohë sa qëndroi te Dortmundi, grupi e cilësonte si “faktori x”, pasi kontributi i 29-vjeçarit nuk njihte limit në lojë.
PANORAMASPORT.AL