• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kurioziteti në Botëror

17/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali ndodhet në Majami për Kupën e Botës për Klube.

Ndeshja e parë e të bardhëve do të zhvillohet të mërkurën, më 18 qershor, kundër

Al Hilal në stadiumin “Hard Rock” në Majami (ora 21:00). “Los blancos” më pas do të luajnë kundër Paçukës më 22 qershor, në Sharlot (ora 21:00) dhe do ta përfundojnë fazën e parë kundër Salcburgut, më 27 qershor në Filadelfia.

Çuditërisht, vetëm një ekip në këtë grup ka ende trajnerin, me të cilin e përfundoi kampionatin. Ky ekip është Salcburgu, i cili e ka mbajtur Thomas Letsh në krye, edhe pse ai mori përsipër punën e trajnerit të ekipit austriak në vitin 2024. Reali i Madridit, Al-Hilal dhe Paçuka, kanë trajnerë të rinj për këtë Kupë Bote për Klube.

Xabi Alonso ka zëvendësuar Ançelotin te Reali, i cili është larguar për në ekipin kombëtar brazilian. Trajneri bask është nën presion, si për të zëvendësuar një legjendë të Madridit, ashtu edhe për të fituar trofeun.

Simone Inzagi, nga ana e tij, vendosi të largohet nga Interi pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Italiani pranoi ofertën multimilionëshe të Al-Hilal dhe do të debutojë në Kupën e Botës për Klube. Paçuka, nga ana e saj, ka nënshkruar me Haime Lozano, ish-trajnerin e Meksikës, për t’u përballur me këtë garë të re.

Next Post

Southgate mund të bëhet trajner i kombëtares së njohur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.