• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kursi i Drejtorit Teknik të FSHF në fazën e dytë, diskutohet për strukturat e stërvitjes dhe fazat e lojës

08/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po zhvillohet faza e dytë e kursit të Drejtorit Teknik, një risi e FSHF që po organizohet për herë të parë në vendin tonë.

Në periudhën e parë të kursit ishin të ftuar Roberto Samaden dhe Stefano Bonaccorso nga klubi i Atalantës të cilët ndanë eksperiencën e tyre me kursantët, ndërsa në fazën e dytë të kursit ishin Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea dhe Doktoresha e Kombëtares së vajzave, Genta Nallbani që diskutuan dhe mbajtën leksione për kursantët e këtij sezoni.

Drejtori Teknik i FSHF-së foli për strukturat e seancës stërvitore dhe fazat e lojës ndërsa Doktoresha e Kombëtares së vajzave shpjegoi leksionin me temë fazat e pubertitetit.

Kursi i Drejtorit Teknik që organizohet nga FSHF ka ngritur siparin në muajin qershor të këtij viti dhe do të zgjasë rreth 8 muaj. Një kurs shumë specifik që do të krijojë brenda një rruge teknike një figurë që të mund të drejtojë trajnerët përmes një metodologjie, strategjie dhe filozofie për të ndërtuar një talent të ri. /FSHF

Next Post

EURO 2024/ UEFA zbulon arbitrin e sfidës Holandë-Angli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.