• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kursi UEFA B, më 6 janar 2025 nis edicioni i ri

16/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillimin e vitit, Federata e Futbollit do të nisë nga puna me organizimin e kurseve të ndryshëm për edukimin e trajnerëve. Edicioni i radhës për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Tiranës do të ngrejë siparin më 6 janar.

Kursi është i rezervuar për trajnerët, të cilët janë të pajisur me licencën UEFA C dhe ish-lojtarët profesionistë, të cilët kanë luajtur të paktën 3 vite në Kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë, që mund të regjistrohen në këtë kurs edhe nëse nuk janë të pajisur me licencën UEFA C.

Kursi për licencën e trajnerit UEFA B do të zhvillohet i ndarë në katër periudha dhe më konkretisht: 6-10 janar 2025, 3-7 shkurt 2025, 17-21 shkurt 2025 dhe 10-14 mars 2025.

Për t’u regjistruar në këtë kurs, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si vijon:

Diploma e shkollës së mesme;

Licenca UEFA C – minimalisht aktive 6 muajt e fundit (trajner ose zv.trajner i një skuadre, vërtetim). (Kjo kërkesë vlen për personat që nuk janë ish-lojtarë profesionistë);

Aktivitetin që ju ushtroni (vërtetim nga ekipi);

Fotokopje e ID-së ose e pasaportës;

Numër kontakti.

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected] ,  përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë.

Next Post

Nga Spanja: Benzema dëshiron të pensionohet, ka një plan për të ardhmen me Florentino Perez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.