• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës: Mosvazhdimi i ndeshjes, vendim i drejtë

17/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Vizita e shefit të qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit Hajrulla Çeku dhe ministrin e Shëndetësisë,Arben Vitia, vjen pasi futbollistët dhe Federata refuzuan të vazhdojnë përballjen kundër Rumanisë në Bukuresht, pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë.

Kurti mes tjerash vuri theksin te rëndësia e drejtësisë dhe unitetit përballë sfidave të tilla, ku edhe tha se “tani është mbushur kupa”.

“Nuk është hera e parë që po na ndodhë një situatë e tillë. Thirrje shoviniste kundër Kosovës dhe shqiptarëve, thirrje raciste kundër lojtarëve tanë dhe popullit tonë kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Vetëm se tash është mbushur kupa. Dhe nuk ka vend në kupë për më shumë sulme të tilla denigruese që janë të papranueshme në botën e civilizuar. Kur kjo ndodh në një shtet i cili ende nuk na ka njohur, gjithçka bëhet edhe më e rëndë”, u shpreh kryeministri.

Ai premtoi mbështetje institucionale dhe përfshirje në arenën ndërkombëtare për të luftuar sjelljet e tilla.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bëjmë gjithçka që këtë betejë ta vazhdojmë edhe në arenën ndërkombëtare politike e diplomatike, por edhe në aspektin ligjor e juridik, në mënyrë që UEFA dhe FIFA t’i dënojnë ata që e meritojnë”, theksoi Kurti.

Në fund të fjalimit të tij, kryeministri citoi deklaratën e kapitenit Amir Rrahmani pas ndeshjes, ku aty kërkohet nga UEFA dhe FIFA që të mos lejojnë këso gjëra.

“Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi Kurtin për vizitën dhe mbështetjen e tij, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale për Kombëtaren e Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Next Post

Gazetari tregon një detaj: Në zonën ‘VIP’ kishte serb të cilët provokuan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.