Trajneri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Sociedad sonte në mbrëmje (21:30).Belgu ende nuk është stërvitur me grupin që nga kthimi nga ndeshjet e kombëtares së tij. Portieri pësoi një problem muskulor me Belgjikën, nga e cila vazhdon të rikuperohet.
Mungesa e Kurtua nuk prish ndjeshëm planet e Ançelotit, pasi italiani kishte planifikuar që Lunin të ishte portieri titullar në kupë. Përveç Kurtua, për Realin do të mungojnë edhe Karvahal, Militao, Sebajos dhe Mendi.
PANORAMASPORT.AL