Monday, 18. May 2026
Sport

Kush e do?

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madridi dhe Barcelona po bëhen gati për “El Clasicon” e radhës, e cila do të luhet këtë fundjavë.

Por, dy gjigantët spanjollë e kanë rikthyer rivalitetin e tyre edhe jashtë fushës së blertë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Jesus, shkruan mediumi spanjoll “AS”.

26 vjeçari i ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon deri tash me “Topçinjtë” duke i realizuar 4 gola dhe e ka bërë edhe një asistim në të gjitha garat.

Ish-futbollisti i Manchester Cityt mund të përfundojë në La Liga në verën e vitit të ardhshëm nëse ndonjëri prej gjigantëve spanjollë arrin ta bind atë, por edhe “Gunners”, që e mbajnë kartoni e tij.

Barça e sheh të ardhmen tek sulmuesi Victor Roque, kurse Reali llogarit në Arda Guler.

Por, ndërkohë, po e shikojnë mundësinë e transferimit të një qendërsulmuesi duke e pasur parasysh që “Mbretërit” mbetën pa Karim Benzeman, ndërsa gjiganti katalunas nuk mund të llogarisë gjatë në Robert Lewandowskin, që po shkon drejt fundit të karrierës.

Teilen: