Skuadra e Magdeburg ka barazuar 2 me 2 ndaj Nurnberg në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga 2.
Në këtë ndeshje gol shënoi edhe futbollisti shqiptar, Jason Ceka, shkruan Lajmi.net
Ceka është një lojtar shqiptar, por para disa viteve ai kishte debutuar në Kombëtaren e Gjermanisë në grupmoshat U18.
Ai këtë sezon me ekipin e Magdeburg ka arritur një sukses të madh individual. Duke luajtur në pozitën mesfushorit anësor, 23-vjeçari ka bërë 10 asiste dhe ka shënuar katër gola.
Kujtojmë që Ceka dikur ka qenë pjesë e Akademisë së Schalke 04, kurse tani vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 600 mijë euro.
Futbollisti shqiptar mund të jetë një zgjedhje e mirë për Kombëtaren e Shqipërisë në të ardhmen. Është një prej atyre lojtarëve që nuk pret një ftesë nga ekipi i parë i Gjermanisë./Lajmi.net/