Aleksandar Veselinovic nga Serbia është trajneri i ri i Partizanit të Tiranës, po, po e dëgjuat mirë, Partizanit të Tiranës.
Klubi shqiptar ka vendosur që t’i besojë një serbi në krye të ekipit për sezonin 2024/25 në Kategorinë Superiore.
Dje, Veselinovic u prezantua si trajner i ri i Partizanit, ku tha se po ndihet shumë mirë dhe se i pëlqen Partizani shumë.
“Partizani është një skuadër e madhe në Shqipëri. Jam shumë i lumtur, pasi kam gjetur një mikpritje shumë të ngrohtë nga takimi me presidentin, tek stafi dhe njerëzit e tjerë në klub”, tha ai në prezantimin para mediave.
Por kush është Veselinovic, trajneri i ri i Partizanit dhe kë ka udhëhequr ai?
Në prill të vitit 2017, Veselinovic u emërua trajner i Vojvodinës, por u largua nga posti pas veç 11 ditësh…
Në karrierën e tij, ai udhëhoqi edhe ekipe si Cukaricki, Spartak Subotica, e Vojvodina, teksa kishte përvojë edhe në klubet arabe si Al Dafra e Al Batin. Ne kërkuam edhe për titujt e fituar nga ai, por nuk na doli diçka në sajtet e specializuara… andaj mbetet të shihet se sa do t’i zgjasë karriera tek Partizani, 11 ditë sikur tek Vojvodina apo më shumë…..