• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kushtrim Krasniqi: Përgatitjet po shkojnë mirë, nga Parisi duam të kthehemi me medalje olimpike – shkruajmë historinë me Nora dhe Akil Gjakovën

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lojërat Olimpike nisin nesër, teksa Kosova merr pjesë me nëntë atlet olimpik prej të cilëve 6 me norma olimpike të fituara.

Garën për medalje potenciale e nis e para, Donjeta Sadiku, e cila garon në boks në kategorinë deri në 60kg të shtunën e 27 korrikut.

Në sportin më premtues në vendin tonë, xhudo, Kosova përfaqësohet nga 5 xhudistë që janë edhe shpresat më të mëdha për medalje olimpike për shtetin tonë.

Në xhudo e para fillon medalistja olimpike, Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kg me datë 28 korrik, kurse pas saj me 29 korrik garojnë Nora dhe Akil Gjakova në kategorinë deri 57kg respektivisht deri 73 kg.

Laura Fazliu dhe Loriana Kuka mbyllin kampanjën e Kosovës në xhudo me kategoritë deri në 63 dhe 68 kg me datat 30 korrik dhe 1 gusht.
Kosova garon edhe në atletikë me Gresa Bakraçin në 800 metra vrapim me 30 korrik dhe në not me Adell Shaboviq 100 metra stil i lirë dhe Hana Beiqi 50 metra stil i lirë me 3 gusht.

Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës për “GazetaBlic Sport” tha se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, teksa beson se Kosova do të kthehet nga Parisi me tjetër medalje olimpike.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Nuk ka pasur probleme, ekipi olimpik ka udhëtuar drejt Parisit janë atje, me përjashtim të Gresa Bakraçit që mbërrin sot. Xhudo ka 1 javë që është atje po merr pjesë në një kamp, gjithashtu po përgatiten që të ambientohen edhe me ambientin atje. Nesër bëhet edhe ceremonia hapëse ku do të debutoj edhe ekipi olimpik i Kosovës. Ne veç do ta shkruajmë historinë me Nora dhe Akil Gjakovën që mbajnë flamurin olimpik të Kosovës dhe do jenë të parët në histori që dy familjar thënë më mirë një vëlla e një motër do ta mbajnë flamurin e një shteti. Synimet janë që të kthehemi me medalje. Tash është krijuar një standard nisur nga Rio 2016 ku fituam medaljen e artë, ashtu si në Tokio 2020 ku fituam dy medalje të arta dhe natyrshëm synimet tona janë që edhe nga Parisi të kthehemi me medalje. Kemi 6 sportist me norma olimpike që do thotë se kemi 6 atlet me potencial për medalje.

Shpresat më të mëdha i kemi te xhudo, por edhe Donjeta Sadiku ka gjasa të mira të kthehet me medalje, por gjithçka varet nga shorti që do ta ketë ajo”, tha Krasniqi për GazetaBlic Sport.

Next Post

Arteta konfirmon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.