• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kushtrim Mushica komenton shanset e Shqipërisë në Europian: Nëse e kalon grupin, do të jetë edhe më e frikshme pastaj

12/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kushtrim Mushica ka folur për shanset e kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian, Euro2024 që fillon të premten e 14 qershorit dhe do zgjasë një muaj.

Shqipëria është në një grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, grup ky i cili konsiderohet si ai i “vdekjes”.

Mushica ka thënë se nëse arrin që përfaqësuesja e Shqipërisë ta kalojë këtë sfidë, atëherë do të hyjë në një fazë të re.

“Nëse e kalojmë grupin, sigurisht që do të hapen të tjera për kombëtaren, do të hapen mundësi të tjera dhe do të hyjë në një fazë krejt tjetër. Fazë të cilën mund të kemi mundësi të shkojmë edhe më tutje, me pak fat, në futboll përveç angazhimit, përveç taktikave që do të përdorën dhe cilësive është edhe fati pastaj në punë, e sidomos në këtë fazë”, ka thënë ish-portieri në video-podcastin e Periskopit.

Madje, ai thotë se do të bëhet e fortë dhe e frikshme për kundërshtarët.

“Mund të ecim më tutje, nëse vecse e kalojmë këtë provë, sepse është një provë shumë e vështirë, një test shumë i vështirë për Shqipërinë dhe nëse del nga ky grup, del më e fortë se sa që është hyrë, domethënë ato sfida do ta bëjnë më të fortë Shqipërinë dhe më të frikshme për kundërshtarët, pastaj në fazën eleminuese”, u shpreh Mushica.

Next Post

Zyrtare: Gattuso trajner i ri i Hajduk Split

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.