• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kuvendi shqiptar miraton ligji për bastet online, 72 deputetë votojnë pro

15/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e radhës, këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë me votat e mazhorancës, miratoi Ligjin për rikthimin e Basteve Sportive Online, duke bërë një amendament të minutës së fundit që i heq të drejtën Parlamentit për dhënien e Licensës së Lotarisë Kombëtare.

Ligji për rikthimin e basteve, i kërkuar prej kohësh dhe nga institucione të ndryshme sportive, si KOKSH, apo dhe FSHF, si një mënyrë që një pjesë e rëndësishme e të ardhurave nga ky aktivitet të kalojnë në mbështetje të sportit, u miratua brenda pak minutash, në klimën e zakonshme të tensionit me dëputetët e rithemelimit që ishin në sallën e seancës plenare duke i rënë bilbilave, me votat e 72 opotetëve të mazhorancës.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim, ndërkohë që dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Brace dhe Fatmir Xhafaj abstenuan. Në ligjin e ri parashikohet edhe lejimi i reklamave të kompanive të basteve, në mediat audiovizive, por gjatë transmetimit të eventeve sportive dhe me kufizime të caktuara si për sa i përket orarit ashtu dhe përmbajtjes në mënyrë për të mbrojtur konsumatorin.

Me miratimin e disa amendamenteve, mbetet për t’u parë edhe nëpërmjet akteve nënligjore që do të miratohen në muajt e ardhshën  se sa do ti shërbejë realisht sportit dhe sa përqind e të ardhurave të këtij aktiviteti që edhe pse ishte ndaluar prej 5 vitesh, vazhdonte të zhvillohej në mënyrë ilegale në platforma informale , do të kalojnë për mbështetjen e sportit në vend por edhe se si do të shpërndahen ato.

Next Post

Kontratë të re dhe rritje të ndjeshme page, Inter gati të shpërblejë Inzaghin nëse fiton Scudetton këtë sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.