Saturday, 15. August 2026
Sport

Kuzhina napoletane “tundon” McTominay, Conte fut në dietë lojtarin

GS 24/09/2024 1 Min. Lesezeit

Scott McTominay largohet nga qendra stërvitore e Napolit me një listë ushqimesh, të cilat i lejohen të konsumojë. Lajmi i bërë me dije nga “il Mattino” duket se nuk ka surprizuar vetëm ata që njohin nga afër Antonio Conte-n.

Trajneri i Napolit është i shqetësuar për të ardhmen e mesfushorit, të cilin e mori me shumë insistim nga United për rreth 30 milionë euro. Transferimi në Itali ka qenë pozitiv për 27-vjeçarin, i cili thuhet se adhuron kuzhinën italiane dhe shpesh herë është tunduar nga picat napoletane.

Për të evituar problemet lidhur me formën e lojtarit, Conte ka njoftuar klubin dhe është i gjendur një zgjidhje problemit. Një dietolog përgatit çdo ditë një listë ushqimesh, të cilat nuk ndikojnë keq në shëndetin e skocezit, i cili është zyrtarisht në dietë dhe nën vëzhgim nga Conte.

Teilen: