• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kvaratskhelia-Leao, jo vetëm rivalitet: E vështirë të gjesh një njeri si ai në futboll

19/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Khvicha Kvaratskhelia dhe Rafael Leão kanë qenë dy nga figurat më të mëdha në Serisë A kohët e fundit dhe, pavarësisht rivalitetit në fushë, të dy lojtarët demonstrojnë lojë të ndershme jashtë saj.

Duke folur për shtypin gjeorgjian, numri 77 i Napolit zbuloi se sulmuesi portugez e ka uruar kur i dha fund thatësirës.

“Është e vështirë të gjesh një njeri si ai në futboll. Kur nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë dhe më pas shënova, ai më shkroi një mesazh duke më uruar. Ai është një njeri super”, theksoi Kvara.

Që nga ardhja e anësorit 22-vjeçar në futbollin italian, dy lojtarët janë përballur pesë herë me njëri-tjetrin: Rafael Leão ka dy fitore për Milanin, dy janë barazime dhe një triumf për lojtarin e Napolit.

Futbollisti gjeorgjian foli edhe për përvojën e tij në ceremoninë e Topit të Artë, ku pati mundësinë të takonte Lionel Messin:

“Messi ishte ulur në të djathtën time. Gjatë pushimit të reklamave, na paralajmëruan që të mos ngriheshim dhe të mos lëvizim shumë, kështu që unë qëndrova ulur. Papritmas, u ngrit dhe erdhi drejt meje. Nuk e kuptova se çfarë po ndodhte, por ai ngriti krahun dhe më shtrëngoi dorën. E falënderoj shumë, është një person fantastik”, u shpreh futbollisti i Napolit.

Next Post

Për Halandin duhet pritur ende, Norvegjia humbet zyrtarisht shansin për të shkuar në finalet e Europianit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.