Juventus do të luajë sot në Europa League ndaj NEC Nijmegen, një ndeshje delikate për bardhezinjtë që në Serie A nuk po shkëlqejnë. Gjithsesi, bardhezinjtë shihen favoritë për këtë ndeshje në fushën e tyre.
“Siç ndodh gjithmonë, disa skuadra shihen si favorite për të fituar Europa League. Të jesh gati është e vetmja mënyrë për të treguar se je një lojtar i nivelit të Juventus”, deklaroi trajneri Luciano Spalletti.
“Duhet të pranojmë presionin, pasi është çelësi për të mësuar si të jetosh. Nuk mund t’i kontrolloj pasojat e një humbjeje, ndaj nuk lejoj që ajo të më shqetësojë. Unë vendos se cilat mendime të mbaj dhe cilat t’i largoj”, tha Spalletti.
Ai kërkon më shumë personalitet nga lojtarët e tij: “Loja varet nga vendimet që lojtarët marrin në një fraksion sekonde, parashikimi i situatave dhe dijenia se si të përballen me to; këtë do ta shohim sot”.
“Nuk mund të mbështetesh thjesht te leximi teorik i lojës; duhet të reagosh ndaj asaj që po ndodh realisht në fushë. Futbolli është gjithnjë e më plot me momente të tilla. Na duhet urgjentisht të mposhtim NEC dhe të tregojmë se jemi Juventus”, tha Spalletti.