• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ky është formacioni i Kosovës që demoloi Ukrainën! Maliqi: Ishte një lojë e mirë 

18/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një mbizotërim të plotë me lojë dhe rezultat Dardanët U19 kanë triumfuar kundër Kombëtares së Ukrainës me rezultat thellë 4:0 në kuadër të grupit të 7-të të turneut kualifikues për Euro 2024. 

Në pjesën e parë rezultati ka mundur të jetë më i lart sikur Lokaj të shfrytëzonte dy raste kur u gjend i vetëm përball portës ukrainase. 

Ukraina -Kosova 0:4 (0:1)

Stadiumi: Cententary – Ta Qali
Shikues: Disa dhjetëra
Gjyqtarë: V. Fotias (GRE), A. Meintians (GRE), S h. Calleja (MLT) e A. Johnson(MLT).
Shënues: Gashjani (22 e 79) Bujupi 64 e Rama (90+2) për KOS
K. V.: Mykhavko i UKR Kodra (Kos)
Ukraina: Fesyuk, Oharkov, Mykhavko, Melnychenko, Mykhiliv (Salenko), Vaschenko (Mykytiuk), Kremchain (Derkah), Manuilov, Tutierov (Panchenko) e Ponomareko (Pyshchur),
Kosova: Qela, Donruna, Zeqiraj, Sylaj, Kodra (Ibrahimi), Lokaj (Shahini), Milaj, Gerbovci (Rama),Jashari (Talla), Bujupi e Gashjani (Gashi).

Në minutën e 22-të Gashajani zhbllokoi rezultatin duke shënuar gol të bukur.

Edhe në vazhdim u krijuan disa raste të mira por kjo pjesë u mbyll me epërsinë minimale të Dardanëve. Sikur pjesa e parë edhe pjesëloja e dytë nisi me mbizotërim të djemve tanë të cilët krijuan raste dhe shënuan gola.

Eliot Bujupi dyfishoi rezultatin në 2:0. Dardanët sikur kërkonin rezultat më bindës, kështu që Gashjani në thellësi mori një top dhe me solo aksion duke kaluar nëpër mbrojtjen ukrainase mposhti portierin Fesyuk, duke ngritur shifrat në 3:0. Ukrainasit u përpoqën mjaft të ndryshojnë rezultatin dhe krijuan disa raste shënimi por mbrojtja dardane me portierin Miran Qelaj nuk lejuan që porta e tyre të preket.

Ndërsa, pak para fundit Dardanët shënuan edhe golin e katërt në minutën e 92-të përmes Ramës duke vulosur rezultatin dhe fitoren bindëse, 4:0. Të martën (më 21 nëntor)

Dardanët zhvillojnë ndeshjen e fundit kundër Maltës, që do të zhvillohet prej orës 14.30 dhe pas kësaj fitoreje shpresojnë të kalojnë “Elite Round”.

Pas ndeshjes përzgjedhësi Adil Maliqi, tha: “Ishte një lojë e mirë dhe këta djem treguan e dëshmuan se kanë karakter fitues duke nderuar veten, familjet e tyre dhe vet shtetin e Kosovës.

Prandaj fitorja në radhë të parë u tako atyre dhe krejt Kosovës.

Me këtë paraqitje të mirë na kanë bërë krenarë të gjithëve dhe kanë dëshmuar se Kosova ka potenciale të mëdha dhe mund të rangohet lartë në futbollin evropian e botëror”,

Next Post

Daku pas kualifikimit të Shqipërisë: Mallkuar qoftë kush s’na do bashkë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.