Tuesday, 19. May 2026
Sport

“Ky është Juventusi që duam të shohim”, Vieri: Ju tregoj lojtarin më të mirë të momentit

GS 03/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në transmetimin e zakonshëm të drejtpërdrejtë për kanalin e tij në “Twitch”, Kristian Vieri iu rikthye fitores së Juventusit ndaj Veronës:

vieri

“Është e vërtetë që shënuan në minutën e 97-të, por ata dominuan plotësisht. Ky është Juventusi që duam të shohim, një ekip që sulmon me qëndrueshmëri dhe vendosmëri në kërkim të golit. Bravo Juve dhe bravo Alegri. Për Kenin them se për momentin është më i miri mes bardhezinjve, ka shënuar dy gola të jashtëzakonshëm”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: