• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ky është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Gjermanisë

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Julian Nagelsmann, mbetet kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Gjermanisë.

Pas shkarkimit të përzgjedhësit Hansi Flick, Julian Nagelsmann raportohet se po kryeson garën për t’u ulur në stolin e Gjermanisë.

Kjo do të thoshte se ai do ta udhëhiqte “Die Mannschaft” në EURO 2024 i cili do të mbahet pikërisht në tokën gjermane verën e ardhshme.

Vendimi për të bërë ndryshime në stafin e trajnerëve erdhi pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi në shtëpi ndaj Japonisë me rezultat 4-1, dhe si pasojë e kësaj humbje Hansi Flick u lirua nga detyra.

Mirëpo, pozita e përzgjedhësit nuk mbeti vakant pasi që shpejtë reaguan krerët e Federatës Gjermane të cilët emëruan si trajner të përkohshëm ish-sulmuesin e famshëm Rudi Voller, i cili numëron rreth 90 paraqitje me fanellën e Gjermanisë ku arriti të shënoi plotë 47 gola.

63-vjeçari arriti triumfin e parë si përzgjedhës i Gjermanisë të martën pasi mposhti Francën me rezultat 2-1.

Në anën tjetër, Julian Nagelsmann është momentalisht i papunë që prej se u shkarkua nga Bayern Munich me 24 mars të këtij viti për shkak të ecurisë së dobët të rezultateve në Bundesliga.

Next Post

Pogba kërkon kundër-analizë pasi doli pozitiv në testin e dopingut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.