• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ky është kundërshtari i Ballkanit në Champions League 

20/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, ka mësuar kundërshtarin për rrethin e parë kualifikues të Champions League në futboll. 

Therandasit do të takohen me ekipin nga Bulllgaria, Ludogorets.

Një short aspak i lehtë për kampionin e Kosovës.

Edicionin e kaluar Ballkani ka arritur suksesin më të madh në histori nga skuadrat e Kosovës, duke u kualifikuar në fazën e Grupeve të Conference League.

“Shorti i raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League, na vuri përball me kampionin e Bullgarisë, PFC Ludogorets Razgrad.

Kjo skuadër e ka nisur shkëlqimin që nga edicioni 2011/2012, kur i inkuadrua në elitën e futbollit bullgar, dhe që në atë sezon fitoi dy trofetë kryesore të këtij shteti, Ligën dhe Kupën.

Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vjetët e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.

Me këtë skuadër nuk jemi takuar asnjëherë, sikur që nuk është përballur me ta asnjë ekip shqiptar.

Oponenti ynë ka qenë dy herë pjesmarrës i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e ka shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arriti deri në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Sezonin e kaluar, Ludogorets luajti në grupet e Europa League, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në UECL”, shkruan në faqen e FC Ballkanit.

Next Post

Ballkani përballet me Ludogorets në rrethin e parë kualifikues për UCL

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.