Edon Zhegrova u transferua pak javë më parë në Juventus duke i dhënë fund eksperiencës franceze, ku luajti në Lille.
Ylli kosovar ka nisur të luajë pas plot nëntë muajsh pasi ishte lënduar në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe vetëm së fundmi e shijoi përsëri fushën e gjelbër.
Ai luajti pak minuta në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, ku pati impakt, kurse ishte më pak i dobishëm kundër Veronës në kampionat.
E tash, portali italian “Tuttomercatoweb” raporton se trajneri Igor Tudor do ta shfrytëzojë këtë javë për t’u munduar që ta rikthejë në formë përfaqësuesin kosovar.
“Mision tjetër i Tudor është ai që ta rikthejë në formë Zhegrovën. Numri 11 ‘Bianconer’ posedon kualitete të larta për të pasur ndikim në ndeshje, si gjatë lojës duke u zhvillar apo edhe që nga fillimi si startues”, shkruan portali italian.
Zhegrova synon të ketë sa më shumë paraqitje në fanellën Bardhezi dhe trajneri Tudor gradualisht pritet t’i japë më shumë hapësira ish-futbollistit të Baselit.
Natyrisht, konkurrenca tek Juve në fazën ofanzive është tmerrësisht e fortë, por anësori i djathtë ofanziv i ka kualitetet për të luajtur dhe për ta bërë diferencën.