Friday, 13. March 2026
Sport

Ky është vendi ku “prodhohen” portierët në Kosovë: Trajnohen edhe femrat, ëndërrojnë të bëhen si Neuer e Ter Stegen

GS 04/07/2023 1 Min. Lesezeit

Përvojën që kishte dikur si gardian i portës synon ta përcjell edhe te gjeneratat e reja. Burim Sadiku, ish-portieri i disa klubeve në futbollin e Kosovës tani ndodhet në një rol të ri, por që vazhdon të mos i ndahet punës me portierë.

  

Sadiku është trajner i akademisë HashtagOne e cila ka për qëllim nxjerrjen e shumë talentëve që mund të ruajnë portat e klubeve jo vetëm kosovare por edhe evropiane.

Anise në këtë profesion dominon gjinia mashkullore, pjesë në këtë akademi bëjnë edhe femrat.

Zana Bajraktari është një talente e cila hapat e parë si portiere po i merr këtu.

Idolët e saj janë Ter Stegen e Manuel Neuer.

Ajo që pamë në këtë stërvitje ishte puna e madhe që bëhej aty, motivi tek të gjithë e synimet e larta që kishin për karrierën që duan ta ndërtojnë hap pas hapi.

Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

  


Teilen: