• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ky ësthë kryetrajneri i ri i Prishtinës: E njoh Prishtinën

26/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-trajneri kampion me KF Tirana 2019/20, Emmanuel Egbo, 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës sonë.

Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave.

Egbos në punën e tij në ekipin e Prishtinës do t’i ndihmoj nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi, njofton FC Prishtina.

“E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës”.

“Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën.

Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin”.

“Nga afër nuk e njoh ekipin, por kam ndjekur skuadrën edhe në të kaluarën, por edhe tash së fundi, nga pamjet televizive në Shqipëri, por edhe nga video-ndeshjet. Por, objektivat janë të qarta, arritja më e pakët është Evropa, pse jo edhe më lartë, por kjo mund të arrihet vetëm të bashkuar me të gjithë punëtorët e klubit deri te futbollisti më kryesor i skuadrës”, tha Emmanuel Egbo.

“E falënderojmë trajnerin Curri për punën që ka bërë në ekip. Normalisht, Prishtina gjithmonë kërkon rezultate dhe rezultatet ishin arsyet që u deshtë të ndanim punët me Currin. Normalisht nuk mund të themi që ishte vetëm faji i Currit, por vendimi gjithmonë vendimi bije te trajneri, ky është ligj në futboll”.

“Gjithashtu i uroj mirëseardhje trajnerit të ri, Egbo, me të cilën mendoj se do të bëjë më të mirën që ekipi të arrijë më të mirën për objektivat që kemi. Ekipi është i panjohur për të, por i duhet pak kohë e shkurtër deri sa të arrijë të njoh stafin, lojtarët dhe besoj se do të arrijë të përmbush objektivat e klubit”, tha Driton Krasniqi, drejtor i FC Prishtina.

Next Post

Lajme të mira për Juven, dy yjet e skuadrës janë gati për sfidën e fundjavës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.