• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ky lojtar i Barcelonës pritet t’i bashkohet Messit në Amerikë

16/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër lojtar i Barcelonës i bashkohet Messit në Amerikë.

Kapiteni i Barcelonës, Sergi Roberto, mund të bashkohet me ish-shokët e skuadrës Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba në MLS sezonin e ardhshëm.

Ai ka të ngjarë t’i japë fund marrëdhënies së tij 17-vjeçare me gjigantët katalanas në verën e vitit 2024 pas skadimit të kontratës së tij me klubin.

Roberto është duke u lidhur me një lëvizje në Shtetet e Bashkuara, ku ai ka një shans për të ndjekur gjurmët e ish-bashkëlojtarëve të Barcelonës, Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Reprezentuesi spanjoll, i cili do të mbushë 32 vjeç në shkurt, ka pasur minuta të kufizuara nën drejtimin e Xavi këtë sezon. Ai është paraqitur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat deri më tani dhe është paraqitur në formacionin startues të klubit vetëm dy herë.

Roberto flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjë që do ta ndihmonte të përshtatej më shpejtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlen të theksohet se ai është produkt i akademisë së Barcelonës dhe ka kaluar në ekipin e parë të blaugranasve përmes grupmoshave.

31-vjeçari do të shpresojë të jetë në aksion për klubin e tij në La Liga më 22 tetor, kur ata do të përballen me Athletic Bilbaon./

Next Post

Strakosha: Sylvinho na ka bërë një grup të vetëm, me Panuccin dhe Rejën nuk e kishim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.