• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kylian Mbappe është zyrtarisht një lojtar i Real Madrid

04/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe është zyrtarisht një lojtar i Real Madrid. Saga disa vjeçare mes klubit të Los Blancos dhe lojtarit, më në fund është mbyllur me sukses. Francezi është bërë pjesë e kampionëve të Europës, në radhët e të cilëve është transferuar me parametra zero, duke qenë se i përfundoi kontrtata me PSG.

Me Real Madrid, Mbappe do të rinovojë një kontratë 5 vjeçare, por që diçka e tillë nuk është konkretizuar ende, sepse në fuqi, është ende marrëveshja e lojtarit me PSG, që mbyllet në 30 Qershor. Në “Santiago Bernabeu”, Mbappe do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, kurse vetëm që nënshkrimin e kontratës, do të përfitojë një bonus prej më shumë se 100 milionë eurosh, megjithëse një gjë e tillë nuk është e konfirmuar me siguri.

“Një ëndërr u bë e vërtetë. Jam i luamtur që po bashkohem me klubin e Real Madrid. Askush nuk mund ta kuptojë dot sa i lumtur që ndihem tani. Po pres me padurim të shihemi dhe faleminderit për përkrahjen tuaj”, janë fjalë e para të Mbappe në rrjetet sociale, drejtuar tifozëe madrilenë.

Në edicionin e ardhshëm, parashikohet që Mbappe të mbajë veshur fanellën me numrin 9. Francezi as që ia ka kërkuar Realit numrin 10, sepse ka dashur të respektojë Luka Modriç, i cili pritet të rinovojë edhe një për një tjetër sezon me 15 herë kampionët e Europës.

Next Post

Gjermania shton masat e sigurisë për kampionatin “Euro 2024”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.