Kylian Mbappe më në fund po e realizon ëndrrën fëmijërore.
Sulmuesi francez do të zyrtarizohet sonte si lojtari më i ri i Real Madridit.
Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në fjalë, në një bashkëbisedim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kjo bisedë është siguruar nga “RMC Sport”, gjatë vizitës së presidentit francez në kampin ku po qëndron kombëtarja e Francës para “EURO 2024”.
“A është gjithçka gati? A do të zyrtarizohet sonte?”, e pyeti Macroni lojtarin.
“Po, po, sonte do të përfundojë gjithçka”, ia ktheu Mbappe.