Friday, 24. April 2026
Sport

Kylian Mbappe mesazh kuqezinjve: Nëse një ditë shkoj në Itali, do të jetë te Milan

GS 28/05/2024 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe i dërgon mesazhe dashurie Milanit. Kampioni francez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për ngjyrat kuqezi, foli për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një kalim në Serie A.

“Futbolli italian? Asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë shkoj në Itali, do të shkoj te Milan. Si fëmijë kam qenë tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë kam shikuar çdo ndeshje të Milanit.

Të gjithë te familja ime janë tifozë të Milanit”, është shprehur ndër të tjera Mbappe./h.ll/abcnews.al

Teilen: