Ylli i madh i kombëtares franceze, Kylian Mbappe nuk ka stërvitur sot me kombëtaren franceze, në bazën ku skuadra po përgatitet në Paderborn.
Didier Deschamps i nxori të gjithë, përveç Mbappe dhe Kingsley Coman, përpara një turme prej 4000 personash në Paderborn.
Gazeta franceze L’Équipe pretendon se Mbappe, i cili stërviti normalisht të mërkurën, në vend të kësaj stërviti individualisht në palestër. Më vonë ai u shfaq duke nënshkruar autografe për fansat.
Ndeshja e parë e Francës është kundër Austrisë në Grupin D të hënën.
/GazetaBlic Spor