• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kylian Mbappe refuzoi një ofertë të re rinovimi nga Paris Saint-Germain

25/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbappe refuzoi një ofertë të re rinovimi nga Paris Saint-Germain.

Sulmuesi Kylian Mbappe thuhet se ka refuzuar ofertën e re të Paris Saint-Germain për të rinovuar kontratën e tij.

Emri i sulmuesit francez është më i përfoluri këtë vërë pasi ka deklaruar se do të përmbush kontratën e tij me PSG-në deri në verën e vitit tjetër dhe pastaj të largohet si lojtar i lirë.

Kjo nuk i ka pëlqyer drejtuesve të klubit nga Parc des Princes duke i dhënë ultimatum lojtarit që të rinovojë kontratën ose të largohet këtë verë.

Megjithatë, pas disa javësh luftë, u raportua se palët kishin arritur një lloj armëpushimi dhe filluan diskutimet mes drejtuesve dhe lojtarit.

Por, sipas Ramon Alvarez de Mon, një gazetar në Marca, ylli francez u takua me klubin natën e 23 gushtit dhe refuzoi një ofertë të re rinovimi.

PSG dëshironte të zgjaste marrëdhënien e tyre deri në vitin 2025 me një klauzolë private largimi po atë verë, por Mbappe nuk pranoi.

Sipas gazetarit spanjoll, shteti i Katarit që udhëheq me PSG-në, e lë vendimin përfundimtar në duart e presidentit Nasser Al Khelaifi.

“Katari respekton Nasser Al Khelaifi dhe ata e lënë vendimin përfundimtar në duart e tij. Ata mund të zgjedhin të përpiqen të bindin Mbappen gjatë gjithë vitit ose të kërkojnë shitjen e tij”.

“Për momentin, nga aspekti ekonomik nuk e kanë bindur lojtarin. Kushtet e larimit tashmë janë vendosur”, ka thënë Ramon Alvarez de Mon.

Next Post

VIDEO/ Kampionati Botëror i Atletikës, xhamajkani “fluturon” gjatë kërcimit dhe “ngulet” me kokë në rërë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.