Pas vetëm 15 minutash lojë, Alfonso Dejvis, pati një përplasje shumë të fortë me Vidmer, pas së cilës iu desh që të linte menjëherë terrenin e lojës, pas ndihmës së statif mjekësor.
Futbollisti u transferua në dhomat e zhveshjes, sepse goditja ishte e madhe dhe dhimbjet gjithashtu, teksa pas ndeshjes është mësuar se përplasja i kishte shkaktuar dy dhëmbë të thyer, por edhe probleme të tjera në gojë.
Vetë trajneri Tuhel bëri shaka pas ndeshjes: “Mendoj se stafi mjekësor e ka dërguar menjëherë te dentisti, pasi nuk e di sesa dhëmbë të thyer kishte, por e sigurt është që pas asaj përplasjeje nuk i ka më si më parë”.
PANORAMASPORT.AL