Tuesday, 26. May 2026
Sport

“La Gazzetta dello Sport”, Asllani në listën e lojtarëve që do të largohen nga Interi

GS 19/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sipas “La Gazzetta dello Sport” klubi zikaltër ka bërë gati një listë me pesë emra, të cilët nuk do të jenë më pjesë e projektit zikaltër vitin që vjen. 

Sipas të përdishmes rozë mësohet se në këtë listë figuron edhe emri i Kristjan Asllanit, i cili “sa herë është thirrur në kauzë nuk ka bindur”. 

Po sipas gazetës sportive në dalje janë edhe emra si Fratezi, Açerbi, Arnautoviç dhe Korrea.

Teilen: