• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

La grumbullimin me kombëtaren, por fatmirësisht i zbuten dhimbjet. Kieza sheh pankinën për sfidën me Milanin

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federiko Kieza në mënyrë të habitshme është parë ditën e djeshme përkrah Dushan Vlahoviçit në stërvitjen e mëngjesit, të drejtuar nga Masimiliano Alegri. Ky ishte një lajm më se i mirë për tifozët e Juventusit, pasi tregon se dhimbjet muskulore të 25- vjeçarit kanë nisur që të zbuten, të zhduken…

teo leao kieza

Dhe sipas lajmeve të reja nga Torino tashmë Kieza ka mundësinë, por edhe dëshirën personale që shkojë të paktën në stol me Milanin, për të qenë në gatishmëri qoftë edhe për pak minuta, për të dhënë ndihmën e tij, nëse gjërat në “San Siro” të dielën në mbrëmje shkojnë keq. Por duke parë këtë rikthim të papritur të Kiezës në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, Alegri dhe stafi mjekësor do të provojnë edhe mrekullinë në këto 4 ditë të radhës, pasi sfida me Milanin është aq e rëndësishme, sa një fitore mund ta katapultojë direkt dhe drejtpërdrejtë “zonjën e vjetër” në luftën për titullin kampion.

Ndërkohë, konfirmohet se Danilo do të qëndrojë 20 ditë jashtë dhe për këtë arsye, për në “San Siro” del në nxehje Rugani (nëse Alegri konfirmon skemën 3-5-2), ose konfirmohen në qendër vetëm Bremer e Gati, nëse Juventusi vendos që të ndryshojë skemë dhe të kalojë me 4 lojtarë në prapavijë.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Prag derbi Partizani - Tirana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.