Wednesday, 22. April 2026
Sport

La Liga/ Barcelona e “gjymtuar” nga dëmtimet, vetëm tetë lojtarë nuk kanë shkuar në infermieri këtë sezon

GS 30/10/2025 1 Min. Lesezeit

Dëmtimi i Pedri-t është i fundit në kohë i një serie dëmtimesh që kanë “plagosur” këtë fillimsezoni të ekipit Barcelonës. Numrat e lojtarëve të dëmtuar këtë sezon në klubin katalan janë të denjë të një bilanci “lufte”.

Deri më tani në sezonin aktual vetëm tetë lojtarë nuk kanë qëndruar jashtë për shkak dëtimi. Ata janë Szczesny, Araujo, Gerard Martín, Cubarsí, Eric García, Casadó, Rashford dhe Roony . E përkthyer në përqindje do të thotë se plot 65% e skuadrës në një pikë të sezonit ka qenë e dëmtuar.

Teilen: