Barcelona ka fituar titullin kampon numër 28 në historinë e vet pas një gare të ethshme me Real Madridin në këtë edicion. Një titull që përkoi me mbërritjen e Hansi Flik në pankinën e katalanasve, duke ndryshuara shumë gjëra te skuadra e cila me meritë dominoi futbollin spanjoll.
Kjo shihet edhe nga fakti që ekipi triumfoi në çdo turne kombëtar që luajti, pasi mori edhe Superkupën e Kupën e Mbretit. Në fakt, kjo është vetëm hera e 9 në historinë e Barcelonës që fiton në një edicion si titullin, ashtu edhe Kupën.
Flik është trajneri i 62-të në historinë e Barcelonës, por ai është bërë vetëm i 12-ti që ka siguruar titullin kampion që në vitin e tij të parë duke iu bashkuar Xhejms Bellami (1928-29), Josep Samitier (1944-45), Enrike Fernandez (1947-48), Ferdinand Dauçik (1951-52), Helenio Herrera (1958-59), Terri Venebëlls (1984-85), Luis Van Gal (1997-98), Pep Guardiola (2008-09), Tito Vilanova (2012-13), Luis Enrike (2014-15) dhe Ernesto Valverde (2017-2018).
PANORAMASPORT.AL