Sunday, 1. February 2026
Sport

La Liga/ Humbja ndaj Getafes rezulton fatale, klubi i njohur shkarkon trajnerin

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Moment mjaft i vështirë për Sevillan, që ndonëse një sezon më parë triumfoi në Europa League, ndërsa këtë vit është eliminuar nga Europa dhe militon në zonën e ftohtë të renditjes.

Këtë fundjavë andaluzianët janë mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 nga Getafe, teksa ai që ka paguar për momentin e vështirë ka qenë trajneri Diego Alonso.

Uruguaiani është shkarkuar nga Sevilla paa rreth dy muajsh punë, pasi mori drejtimin e klubit në tetor, kur zëvendësoi Mendilibar, por pa ia dalë të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive.

Teilen: