• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

La Liga/ “Këpuca e Artë” ndryshe, më e luftuara në më shumë sesa 20 vite

05/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me tetë ndeshje të mbetura për të arritur në fund të garës në La Ligës, me të gjitha frontet e hapura në tabelën e renditjes, ka një tjetër betejë që pritet të jetë emocionuese: “Pichichi”, ndryshe trofeu i golashënuesit më të mirë të kampionatit ose “Këpuca e Artë”.

fgjgj

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, nuk ka asnjë rekord të një sezoni me kaq shumë kandidatë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Spanjë. Kur kanë mbetur dhe 8 ndeshje, janë deri në 10 kandidatë për fronin që në sezonin e kaluar e fitoi Robert Levandovski.

Bellingam, Dovbik, Ante Budimir, Morata, Sorlot, Levandovski vetë, Guruzeta, Vinicius, Hugo Duro dhe Grizman janë të gjithë në një diferencë prej vetëm pesë golash. Nga ekuacioni mbetet jashtë golashënuesi i tretë më i mirë për momentin, Borha Majoral (15 gola), i cili nuk do të luajë deri në fund të sezonit i dëmtuar.

NJË GOLASHËNUES NDRYSHE – Përveç numrit të kandidatëve, ne po përballemi edhe me golashënuesin më pak prodhimtar të këtij shekulli, të paktën deri më tani. Bellingam (Real) dhe Artem Dovbik (Girona) kryesojnë tabelën me vetëm 16 gola pas 30 ndeshjesh. Për ta vënë në perspektivë, ata janë pesë më pak se shifra më e ulët në 24 vitet e fundit, ajo e arritur nga Diego Tristán në sezonin 2001-2002, me të cilën ka ngjashmëri të dukshme. Në atë fushatë, në periudhë të sezonit, kishte deri në nëntë kandidatë me vetëm pesë gola diferencë, me Tristan në krye me… 16 gola.

RËNIA NË PËRGJITHËSI – Ajo që po ndodh në këtë fushatë është një tendencë e qartë rënieje. Nëse shohim evolucionin e “Pichichi”-t në shekullin e 21-të, në pesë vitet e fundit ka një rënie, të ngjashme me atë të viteve të para, ku mesatarja ishte rreth 25 gola. Vitet e arta me Ronaldon e Mesin kanë perënduar!

Capture

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Vajzat U19/ Kosova shënon fitore bindëse ndaj Luksemburgut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.