• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

La Liga konfirmon: Villarreal-Barcelona do të luhet në Amerikë

08/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë zyrtare: Ndeshja e La Ligas mes Villarrealit dhe Barcelonës do të luhet në “Hard Rock Stadium” në Miami, SHBA.

La Liga ka shtyrë për të organizuar një ndeshje në Shtetet e Bashkuara për disa vite, por në rastet e 2023 dhe 2024, nuk morën miratimin e nevojshëm që eventi të bëhej realitet. Megjithatë, rasti është ndryshe në 2025.

Më herët këtë javë, UEFA dha me hezitim miratimin që ndeshja të zhvillohet, që do të thoshte se vetëm miratimi i FIFA-s mungonte.

Dhe ndonëse ky miratim ende nuk ka mbërritur zyrtarisht, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, tashmë ka njoftuar se ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës do të zhvillohet në Miami, sipas “Marca”.

“Përveç një çështje të vogël formale, procesi tashmë ka përfunduar. Mund të themi se të shtunën, më 20 dhjetor, një ndeshje zyrtare e La Ligas, Villarreal-Barcelona, do të luhet në Miami, një ndeshje me pikë. Në vend që të luhet në ‘Estadio de la Ceramica’ në Villarreal, do të luhet në ‘Hard Rock Stadium’”.

Tebas gjithashtu zbuloi se La Liga do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në javët para ndeshjes Villarreal-Barcelona, ndërsa kërkojnë të promovojnë veten dhe vetë takimin.

“Do të shkojmë atje katër ose pesë javë para ngjarjes sportive, dhe do të bëjmë publik gjithçka që La Liga bën, nga liga jonë për personat me aftësi të kufizuara, klubet me ambasadorët e tyre”.

“Do të shkojmë në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për të bërë veten të njohur edhe më shumë”, ka deklaruar Tebas.

Next Post

Fanella ikonike e Maradonës në ankand, çmimi fillestar është 30 mijë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.