Saturday, 14. March 2026
Sport

La Liga nis me surprizë në ndeshjen e parë, ekipi që luan për mbijetesë prish festën e Niko Williams

GS 16/08/2024 1 Min. Lesezeit

Kampionati spanjoll i futbollit ka nisur sot me një surprizë që pakkush e kishe parashikuar që në ndeshjen e parë të tij.

Getafe, një skuadër në vështirësi të mëdha financiare që nuk po arrin të regjistrojë të gjithë emrat e afruar në verë, ka barazuar në transfertën përballë Atletik Bilbao.

“San Mames” ishte mbushur plot për ndeshjen e parë, edhe për faktin se të gjithë kërkonin të përshëndetnin Niko Williams i cili vendosi të mos largohej nga klubi bask.

Goli i Sancet në pjesën e parë i dha avantazhin Atletik Bilbaos që dukej se po shkonte drejt një fitoreje.

Por Uçe në pjesën e dytë të lojës barazoi shifrat dhe detyroi trajnerin Valverde të hidhet në fushë pikërisht edhe spanjollin e shpallur Kampion Europe.

Megjithatë, pavarësisht sulmeve të shumta të vendasve, rezultati nuk ndryshoi më, duke vulosur një barazim të papritur 1-1.

Teilen: