Në javën e gjashtëmbëdhjetë të La Ligës, Barcelona mposhti Osasunën 2-0 dhe synon të nisë shkëputjen në krye, me Real Madridin përkohësisht shtatë pikë pas në renditje.
Pasi goli i Ferran Torres u anulua në pjesën e parë, dy gola nga Raphinha në minutat e 70-të dhe 86-të, vulosën fitoren e skuadrës blaugrana.
Atlético Madrid i Simeones gjithashtu luajti mirë, duke mposhtur Valencian 2-1 falë golave të Koke dhe Griezmann (74′). Mallorca mposhti Elchen 3-1, me Muriqin që shënoi në këtë takim për vendasit.


