Barcelona ka marrë një lajm të keq sot nga stërvitja e skuadrës. Sipas medieve spanjolle një mungesë e sigurt do të jetë ajo e Raphinha-s, i cili dje u dha shpresë tifozëve duke kompletuar stërvitjen me grupin.
Ditën e sotme braziliani nuk ka mundur që të bëjë të njëjtën gjë pasi kishte një shqetësim muskulor. Për këtë motiv mësohet se sulmuesi brazilian ka shumë pak shanse që të jetë në “Bernabeu” të dielën.


