• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

La në stol Donnarumman, ‘lumë’ kritikash ndaj Enrique-s

27/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi për të aktivizuar Matvey Safonov si titullar në vend të Gigi Donnarummas në ndeshjen kundër Bayernit ka lënë të habitur disa tifozë entuziastë të futbollit e të PSG-së, duke marrë parasysh rëndësinë jetike të ndeshjes në kuadër të renditjes në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Luis Enrique, trajner i parizienëve, nuk hoqi dorë aspak nga vendimi i tij për të lënë në stol portierin e kombëtares italiane për një ndeshje të tillë.

Në një intervistë për Canal+ para sfidës me Bayern Munchen, Luis Enrique e argumentoi kështu vendimin e tij:

“Formacionin tim e vendos bazuar në atë që shoh në fushë, në atë që është më e mira për ekipin dhe në mënyrën si do të luajë kundërshtari. Është e qartë se Bayerni është një skuadër që na ngjan shumë, me presion të lartë, prandaj do të na duhet portieri ynë për të dalë nga ky presion.”

Por, për fat të keq, zgjedhja nuk e përmbushi pritshmërinë e Luis Enrique-s, i cili u përball me kritikat e shumta ndaj Safonovit pas ndërhyrjes së tij të dështuar në daljen nga goditja nga këndi, që çoi në golin e Kim Jae.

“Është një përgjegjësi kolektive, e të gjithë ekipit, si për gjërat e mira ashtu edhe për ato të këqija. Nuk duhet të kërkojmë fajtorë. Nuk mund të kërkojmë as heronj e as fajtorë,” tha trajneri.

 

Next Post

Një betejë në “Anfield”/ Liverpool-Real Madrid, “bileta” sot në Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.