Qazim Laçi ishte mes lojtarëve, të cilët dolën përballë gazetarëve për të komentuaar një mbrëmje të hidhur. Për mesfushorin kuqezi fundi i ndeshjes Poloni-Shqipëri duhet të ishte tjetër edhe pse pranon me sportivitet humbjen.
“Jemi pa fjalë. E para unë jam shumë krenar për çunat, për paraqitjen e sotme. Personalisht, mendoj se nuk e meritonim. Kështu e ndjeva unë brenda në lojë. Është e vështirë që të gjesh fjalët e duhura, por duhet të mbajmë kokën lart”, tha Laçi. Mes të tjerash ai evidentoi se ky rrugëtim i bërë nga kuqezinjtë ishte për t’u mos u hedhur tutje.
“Mos të harrojmë që nuk kemi arritur në historinë tonë në këtë fazë. Të jetë një motivim për të ardhmen. Është e vështirë të përgjigje, kuptoni edhe ju nga jashtë. Siç thashë edhe përpara, e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Por jemi profesionistë, duhet ta kemi kokën lart pasi kemi edhe një të ardhme”, tha Laçi.