• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Laçi ka kundër pikët dhe dëmtimet

18/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Laçi është një nga skuadrat që ka shfaqur futbollin më interesant për tu parë, por renditja i sheh kurbinasit në vështirësi. Skuadra e Armando Cungut u pa edhe ndaj Partizanit që është një skuadër me mjaft talent dhe aftësi për të bërë mirë, por finalizimi lë për të dyshuar.

Kundër “Demave” kurbinasit shënuan vetëm golin e dytë në këto pesë javë, teksa nga ana tjetër pësuan të katërtin, duke i renditur mes mbrojtjeve më të mira. Fakti që mungojnë pikët i vë në presion bardhezinjtë për shkak se koha kalon dhe bëhet shumë e vështirë të rikuperosh ndaj rivalëve. Aktualisht, Laçi renditet në vendin e fundit me vetëm tri pikë.

Për më tepër, kundër bardhezinjve janë edhe dëmtimet. Barjamaj vijon të mungojë prej kohësh për shkak të problemeve me drejtësinë, teksa Traore dhe Myrta pësuan dëmtime ndaj të kuqve.

Kjo e vështirëson jo pak situatën para sfidës së radhës për shkak se Armando Cungu nuk ka një skuadër të zgjeruar dhe me alternativa në dispozicion.

Next Post

Bekim Isufi e shijon humbjen, Drita e mposht Malishevës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.